PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar, ku në fokus të diskutimeve është reforma territoriale. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se vendos interesat e pushtetit mbi ato të qytetarëve shqiptarë. Kryedemokrati bëri gjithashtu thirrje për protestë të enjten para Kuvendit, duke thë se ky institucion është kthyer në mburojë të qeverisë. Ai vijoi akuzat ndaj mazhorancës, duke deklaruar se Kuvendi ka miratuar ligje dhe vendime që bien ndesh me interesat e qytetarëve. “Ne duhet t’u faktojmë qytetarëve shqiptarë se ky person i shndërruar në padrinon e vendit nuk ka asnjë interes tjetër, përveç interesave të pushtetit të tij. Si të garantojë karrigen dhe mbijetesën mbi krimnin monstruoz. Edi Rama po bën gjithçka të mbahet me...