PD kundër gjobave për protestuesit, Bardhi: Askush nuk është mbi Kushtetutën
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj gjobitjes së qytetarëve për pjesëmarrjen në protesta paqësore, duke e cilësuar këtë veprim si një akt të rëndë arbitrariteti dhe censure ndaj lirive themelore. Në një reagim publik, Bardhi thekson se e drejta për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar nga Kushtetuta dhe nuk mund të cenohet përmes gjobave, intimidimit apo dhunës. Sipas tij, askush nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të ndëshkuar qytetarët që ushtrojnë një të drejtë themelore. Postimi i plotë Gjobitja e qytetarëve vetëm dhe vetëm për faktin se ushtrojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në një protestë paqësore përbën një akt të rëndë arbitrariteti dhe censure ndaj lirive themelore....
Burimi:
kohajone.com