PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje mazhorancës të tërheqë projektligjin dhe propozoi që për hartën e re territoriale të zhvillohet referendum. Ai kërkoi që qytetarët të pyeten drejtpërdrejt për reformën dhe propozoi që referendumi të zhvillohet mbi dy variante. “Në rast  se ka mbetur një nanogram në thellësitë e ndërgjegjes suaj të mykur, hidheni poshtë këtë projekti si një projekt armiqësor ndaj qytetarëve. Një projekt i cili nuk ka qytetar shqiptar që ta votojë. Hidheni poshtë dhe të vendosim sot të shkojmë në referendum, të pyesim qytetarët për një proces madhor që mbi të gjitha ka të bëjë me jetesën e tyre aty ku janë, shërbimet e tyre, me të ardhmen dhe zhvillimin e komuniteteve. Të shkojmë në...