PD kërkon llogari për Hysenin: Me cilat kritere u emërua në krye të SHISH?
Konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas mbledhjes së zhvilluar lidhur me çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, janë kundërshtuar nga opozita. Partia Demokratike, përmes nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Klevis Balliu, i ka kërkuar informacion zyrtar Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj lidhur me kriteret dhe procedurat mbi bazën e të cilave Vlora Hyseni u emërua në krye të SHISH. Edhe deputeti demokrat Flamur Noka ka kritikuar përfundimet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke kundërshtuar që përgjegjësia për çështjen të trajtohet si individuale. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë u zhvillua pas hetimeve ndaj Hysenit dhe përfshiu drejtuesit më të lartë të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë. Sipas deklarimeve të kreut të komanduar të SHISH, Elvis Lila, auditimi i kryer...
Burimi:
ntv.al