PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Nëse s‘ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria

PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Nëse s‘ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria

PD dorëzon kërkesë për ngritjen e një Komisionit Hetimor për “KAYO”-n. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje serioze që lidhen me sigurinë kombëtare, kontrollin shtetëror dhe aktivitetin e kompanisë në sektorin e armëve dhe teknologjisë ushtarake. Sipas Balliut, një nga emrat që kërkon verifikim të plotë është ai i Ron Yeffet, për të cilin deputeti ngre pyetje mbi marrëdhëniet e tij me struktura të lidhura me KAYO-n, si dhe mbi lidhjet e raportuara me rrethin e Edi Ramës. “Emri i Ron Yeffet kërkon përgjigje. Po kështu kërkon verifikim çdo informacion mbi përfshirjen e tij në hetimet që lidhen me dosjen e AKSHI-t. Nëse kjo rrethanë konfirmohet nga organet kompetente, atëherë kemi një arsye edhe më të fortë...