PD Gjirokastër thirrje qytetarëve: Të shtunën të bashkohemi me protestën studentore në Tiranë
Partia Demokratike, Dega Gjirokastër, u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve, pa dallim bindjesh politike, t’i bashkohen protestës studentore të së shtunës, më 7 nëntor, ora 12:00, në Tiranë.Në thirrjen e saj, PD Gjirokastër ngre shqetësimin për shpopullimin masiv, mjerimin ekonomik, braktisjen e qyteteve dhe mbylljen e institucioneve, duke theksuar se Jugu i Shqipërisë po shkon drejt rrënimit. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Daniel Sino, u bëri apel qytetarëve dhe prindërve të bashkohen në mbështetje të studentëve dhe brezit të ri, sepse pjesëmarrja e gjithsecilit ka rëndësi. Deklarata e plotë: Partia Demokratike Gjirokastër u bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve, pa dallim, që të bëhen pjesë e protestës studentore që organizohet nga Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSh). Ditën E shtunë, 07.11.2026 Ora 12:00 TIRANE...
Burimi:
syri.net