“PD do vendosë taksën e sheshtë 10%”- Berisha kundër Paketës Fiskale: Rritja e taksave falimentim për shqiptarët, paratë përfundojnë në xhepat e narkoshtetit!

“PD do vendosë taksën e sheshtë 10%”- Berisha kundër Paketës Fiskale: Rritja e taksave falimentim për shqiptarët, paratë përfundojnë në xhepat e narkoshtetit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po rrit barrën fiskale për bizneset shqiptare, duke paralajmëruar falimentime dhe humbje të vendeve të punës. Në një videomesazh nga selia e Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se paketa e paralajmëruar parashikon rritjen e taksës mbi dividentin nga 8% në 15%, tatimfitimit nga 15% në 17% dhe uljen e pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë. Sipas liderit demokrat, këto masa do të ndikojnë edhe në rritjen e çmimeve për qytetarët. Berisha premtoi se kur PD të vijë në pushtet, do ta anulojë paketën dhe do të vendosë taksën e sheshtë 10%, do të rrisë pragun e TVSH-së në 15 milionë lekë dhe do ta ulë TVSH-në për ushqimet dhe mallrat...