“PD dhe PS duan të minojnë revoltën e studentëve”- Tha se pedagogët në protestë janë të lidhur me PD, gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës: Formë minimi!

“PD dhe PS duan të minojnë revoltën e studentëve”- Tha se pedagogët në protestë janë të lidhur me PD, gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës: Formë minimi!

Pedagogët e universiteteve publike dhe private iu bashkuan studentëve në protestën pranë Parlamentit, ndërsa kundërshtuan deklaratën e Sali Berishës se qindra prej tyre janë të lidhur me Partinë Demokratike. Akademikët deklaruan se organizimi i tyre është i pavarur dhe se kauza e studentëve nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por kundër gjithë klasës politike, përfshirë edhe opozitën. Për të tretën ditë radhazi, pedagogët u mblodhën fillimisht në Universitetin Politeknik, ndërsa në universitete vijon bojkoti i mësimit. Ata e cilësuan sheshin e protestës “auditorin më të madh të demokracisë”, përpara se të ndërprisnin fjalimet dhe të niseshin drejt studentëve që protestonin pranë Parlamentit. Mimoza Manxhari tha se qeveria po përpiqet ta delegjitimojë protestën duke e paraqitur si një tubim të dhunshëm. “Qeveria përpiqet ta delegjitimojë këtë protestë...