PD denoncon presionin ndaj pedagogëve në Gjirokastër: Kërcënime për heqje leksionesh dhe ndërprerje page
Partia Demokratike denoncon atë që e cilëson si presion të drejtuesve të universiteteve ndaj pedagogëve që kanë mbështetur protestën studentore. Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, ka ngritur shqetësimin për rastin e Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, ku sipas saj, rektori dhe dekani kanë ushtruar presion ndaj një pedagogeje për të mos marrë pjesë në protestë. Sula pretendon se ndaj pedagoges me inicialet A.K. janë organizuar mbledhje kolektive, përmes të cilave i është kërkuar të mos mbështesë studentët. Ajo i ka cilësuar këto veprime si shkelje të të drejtave individuale, lirisë akademike dhe dinjitetit të pedagogut. Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula: Gjatë ditëve të protestës studentore, drejtues të universiteteve kanë ushtruar...
Burimi:
kohajone.com