Pavlovic për Conceição: Kishte spiunë për të na kontrolluar, përdorte metoda si të Hitlerit

Pavlovic për Conceição: Kishte spiunë për të na kontrolluar, përdorte metoda si të Hitlerit

20 Nëntor 2026 7:32 Alfred Lleshi Strahinja Pavlovic është pranë rikthimit në fushë dhe synon të rifitojë vendin në formacionin titullar të Milanit në ndeshjen e radhës kundër Frosinones. Ndërkohë, në podcastin serb “SS Calcio”, mbrojtësi rrëfeu përvojën e tij në Itali dhe tregoi disa episode nga periudha kuqezi. Për Allegrin kishte vetëm fjalë të mira: “Max ka qenë shumë i dobishëm për mua. Nën drejtimin e tij kam bërë përparimin më të madh që kur kam ardhur në Itali”. Ndryshe ishte marrëdhënia me Sergio Conceição: “Kur mbërriti, ndaloi ‘Nutella’ dhe që atëherë nuk na e lejoi më. Është djalë i mirë, më pëlqen, por përdorte metoda si të Hitlerit. Tri ditë para një ndeshjeje, disa lojtarë shkuan në koncert deri në orën 23:00. Kishte...