“Patronazhistët e oligarkut në sulm”, Erion Braçe bën deklaratën e fortë: Paratë i vijnë erë drogë!
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish në rrjetet sociale, pas komenteve dhe kritikave që mori për qëndrimin e tij lidhur me reformën administrativo-territoriale. Këtë herë, ai ka publikuar një mesazh me akuza të rënda ndaj një personi që e përshkruan si “oligark” dhe që, sipas tij, është pjesë e politikës shqiptare. Pa përmendur emra, Braçe pretendon se ky person ka ndërtuar pasurinë përmes tri mënyrave: shfrytëzimit të punonjësve, parave që ai i lidh me trafikun e drogës dhe transaksioneve që i cilëson fiktive e spekulative. Në reagimin e tij, deputeti socialist ndalet fillimisht te komentet në rrjetet sociale, të cilat i konsideron të organizuara. Ai pretendon se pas tyre qëndrojnë persona të angazhuar për të sulmuar kritikët e “oligarkut”, duke i cilësuar si “patronazhistë”...
Burimi:
javanews.al