Patosi kundër bashkimit me Fierin, kryebashkiaku Duro: Jemi të parët në qark për funksionalitetin
Bashkia Patos ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure dëgjesën publike me qytetarët, në kuadër të konsultimit mbi reformën e re administrative-territoriale, e cila parashikon bashkimin e Patosit me Bashkinë Fier. Dëgjesa u hap me fjalën e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Armand Ahmetaj dhe pasoi me fjalën e kryebashkiakut Fatjon Duro, i cili renditi një sërë argumentesh se pse Patosi duhet të qëndrojë bashki më vete, duke theksuar funksionalitetin financiar, ekonominë, aksesin dhe kohezionin e territorit. ”Bashkia e Patosit për indeksin e funksionalitetit renditet e para në qark, me një diferencë të theksuar nga Bashkia e Fierit me të cilën do të bashkohet. Pra sipas vetë Komisionit, Patosi ka indeks më të lartë funksionaliteti se Fieri me të cilin do të bashkohet. Po ashtu edhe...
Burimi:
kohajone.com