Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët/ Altax: Dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët/ Altax: Dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët/ Altax: Dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara Rreth dy të tretat e kromit të prodhuar në Shqipëri eksportohen të papërpunuara, duke kufizuar vlerën që krijohet brenda vendit. Sipas të dhënave të AKBN-së, të cituara nga qendra Altax, kjo peshë ishte 66,5% në vitin 2022. Përpunimi i kufizuar mbetet një ndër dobësitë e sektorit minerar. Eksportet mund të sjellin më shumë të ardhura kur rriten çmimet ndërkombëtare, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se kompanitë prodhojnë me më shumë efikasitet apo investojnë në modernizim. Sipas të dhënave, prodhimi I xeherorit dhe koncentratit të kromit arriti në rreth 953 mijë tonë në vitin 2024, kundrejt një kulmi prej 1.3 milionë tonësh në 2019-ën. Ndërkohë, investimet në makineri dhe pajisje minerare...