Pasuesi i Van Dijk te Liverpool është një kroat 19-vjeçar, çmimi i kërkuar nga Brighton është shumë i lartë

Pasuesi i Van Dijk te Liverpool është një kroat 19-vjeçar, çmimi i kërkuar nga Brighton është shumë i lartë

28 Tetor 2026 13:30 Telesport Liverpool po punon për të gjetur një pasues për kapitenin Virgil van Dijk, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni. Ndeshja e së dielës së kaluar kundër Brighton ofroi mundësinë për të vëzhguar më nga afër një kandidat të mundshëm. Sipas “Football Insider”, drejtuesit e Liverpool po shfaqin interes të madh për mbrojtësin qendror Luka Vuskovic, një 19-vjeçar, i cili iu bashkua Brighton nga Hamburg verën e kaluar. Kroati, i cili numëron tashmë 10 paraqitje me kombëtaren e tij, ka luajtur 13 ndeshje në kompeticione të ndryshme gjatë këtij sezoni, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve që po e ndjekin me kujdes. Kështu, Vuskovic mund të bëhet një objektiv për Liverpool verën e ardhshme, ndonëse Brighton e...