Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

Dy kompani me seli në Milano dhe Lecco në Itali janë sekuestruar pasi akuzohen për pastrimin e parave që dyshohet se vinin nga një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës mes Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Shqipërisë. 6 persona janë vënë në pranga, ndërsa 52 të tjerë janë vënë nën hetim, aportojnë mediat italiane. Hetimet zbuluan një “trafik ndërkombëtar kokaine prej rreth 240 kilogramësh”, si dhe grumbullimin dhe transferimin drejt Shqipërisë të shumave të parave cash, në vlerën e mbi 14 milionë eurove. Dy kompanitë përdoreshin nga një organizatë kriminale shqiptare. Veprimtaria e tyre dokumentohet gjatë viteve 2019-2022. Pastrimi i parave është kryer edhe përmes blerjes së lingotave të arit, në një sasi prej afro 8 kilogramësh. Ari ishte blerë në Itali përmes një kompanie që...