“Pasluftat e mia”, libër që përmban ngjarjet shumë të rëndësishme të historisë moderne shqiptare
Nga Blerim Valla Në Gjakovë, në shkollën e fshatit Ponoshec, aty ku ka qenë mësues edhe babai i tij, është bërë së fundi promovimi i librit më të ri “Pasluftat e mia” i shkrimtarit e historianit të njohur Jusuf Buxhovi. Bëhët fjalë për librin në brendi të të cilit autori shpalos përvojën jetësore dhe intelektuale të tij përmes kujtimeve, bisedave dhe reflektimeve, duke ofruar një panoramë të gjerë të zhvillimeve politike, kulturore e shoqërore që kanë shënuar fatin e shqiptarëve nga periudha e pasluftës së dytë botërore deri në ditët tona.Në fshatin Ponoshec të Gjakovës me organizimin e Shoqatës “Drini Gjakovë – Shkodër” ju është hapur rruga e promovimeve të cilat do të vazhdojnë më pas në Tiranë dhe në Zvicër. Pjesëmarrja e mysafirëve dhe...
Burimi:
kultplus.com