Pashë në ëndërr gjenezën time
Poezi nga Dylan Thomas Pashë në ëndër gjenezën time nën djersët e gjumit, duke çpuar Lëvoren që rrotullohej, të fortë si muskuli I një motori në trapano, duke u transportuar Te shëmbëllimi dhe te trari i nervit. Prej gjymtyrësh të bëra me përmasa krimbi, i hequr qafe Prej mishit kryeneç, i limuar Nga të gjitha veglat e barit, metal Prej diejsh në natën që njerëzit shkrin. Trashëgimtar i venave ku valon pika e dashurisë, E shtrenjtë në kockat e mia një qenie, unë Bëra xhiron e globit të trashëgimisë sime, udhëtim Në klasë të parë, te njeriu që u ingranua gjatë natës. Pash në ëndër gjenezën time dhe prapë vdiqa, shrapnel I ngulur në zemrën në lëvizje, e grisur Në plagën e qepur dhe erë e mpiksur, vdekje Me maskë në gojën që gëlltiti gazin. Esnaf në...
Burimi:
kultplus.com