PAS VIDEOVE +18, REAGON EDHE FATMIR MEDIU: PO NA NDRYSHOJNË VËMENDJEN
Publikimi i videove intime të personazheve të njohur të artit ka hapur një debat të ri publik, por njëkohësisht ka sjellë edhe pikëpyetje politike mbi ndikimin që kjo çështje mund të ketë në vëmendjen ndaj skandalit që lidhet me Shërbimin Informativ të Shtetit. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se në këtë situatë po krijohet një zhvendosje e vëmendjes nga çështja e SHISH-it dhe përgjegjësia politike që, sipas tij, duhet të shoqërojë zhvillimet në institucionet e sigurisë. Mediu argumenton se përgjegjësia e një kryeministri nuk duhet parë vetëm nëse një shkelje lidhet me një individ të caktuar, por edhe në mënyrën se si funksionojnë institucionet dhe si menaxhohen personat e emëruar në drejtimin e tyre. Në rastin e SHISH-it, zhvillimet e shtatorit sollën masën...
Burimi:
ntv.al