Pas trajnerit, Arsenal marrëveshje edhe me Declan Rice për zgjatjen e kontratës me rritje page

Pas trajnerit, Arsenal marrëveshje edhe me Declan Rice për zgjatjen e kontratës me rritje page

Declan Rice pritet të ndjekë hapat e Mikel Arteta. Mesfushori anglez, kampion aktual në Premier League, është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Arsenal për zgjatjen e kontratës së tij, lajm që konfirmohet nga BBC. Mesfushori 27-vjeçar është bërë një lojtar thelbësor për “topçinjtë” që kur u transferua nga West Ham për 116 milionë euro në korrik të vitit 2023. Që atëherë, trajneri spanjoll e ka konsideruar atë të pazëvendësueshëm, pasi Rice është shndërruar gjithnjë e më shumë në shtyllën kurrizore të mesfushës sezonin e kaluar. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por bisedimet për rinovimin kishin nisur që në mars dhe negociatat tashmë kanë arritur në një fazë të avancuar. Nëse firmos, anglezi do të përfitonte një rritje të...