Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë
Protesta e studentëve dhe pedagogëve vijon në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh qëndrimi përpara godinës së Kuvendit, pjesëmarrësit janë larguar nga zona e Parlamentit dhe kanë nisur marshimin drejt Rrugës së Elbasanit. Të rinjtë, të shoqëruar nga pedagogë dhe qytetarë, po marshojnë paqësisht, ndërsa lëshojnë thirrje kundër qeverisë. “Parlamenti jemi ne!”, brohorasin në kor protestuesit, të cilët kanë paralajmëruar se do ta zhvendosin tubimin përpara Kryeministrisë. Marshimi vjen pas një paraditeje të tensionuar në Kuvend, ku seanca plenare u shoqërua me debate të ashpra dhe përplasje mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Gjatë seancës, deputetët e opozitës kundërshtuan zhvillimin e punimeve parlamentare, ndërsa mazhoranca vijoi procedurat për votimin e projektligjeve të rendit të ditës. Pas më shumë se një ore tensionesh, seanca...
Burimi:
gijotina.com