Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë
Edhe këtë të shtunë, grupi i molotovëve dhe maskave është strehuar në selinë e Partisë Demokratike. Siç shihet në pamjet, të rinjtë e maskuar, pas sulmeve me molotovë dhe gurë ndaj policisë dhe institucioneve, i janë drejtuar selisë së PD-së për t’u strehuar. Kjo është e disata herë që ky grupim futet në selinë e PD-së, me qëllim që t’i shmanget arrestimit nga policia pas akteve banditeske që kane kryer.
Burimi:
javanews.al