Pas skandaleve për abuzimin me fondet, ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës
alban xhelili TIRANË- Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, është emëruar në drejtimin e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Xhelili pritet të prezantohet zyrtarisht para stafit të filialit, ndërsa emërimi i tij në krye të këtij institucioni vjen në një periudhë problematikash dhe skandalesh. Në korrik të këtij viti, filiali i Postës Shqiptare në Durrës, u përfshi në një skandal financiar, ku u ndaluan ish-drejtueset nën dyshimet për abuzim dhe vjedhje fondesh. Konkretisht, vjedhja 700 mijë eurove nga fondet e pensionistëve, çka çoi në arrestimin e ish-drejtoreshës së filialit, Elisabeta Mataj, shefja e financës dhe arkëtarja. Filiali i Durrësit mbulon shërbimet postare për Durrësin, Shijakun dhe Krujën./ZËRI
Burimi:
zeri.ai