“Pas Shkolle” përçan nxënësit në dy turne? Ata që nuk marrin pjesë, mësojnë pasdite! Prindërit kërkojnë anulimin e vendimit
foto ilustruese TIRANË- Programi i ri “Pas Shkolle”, i shpallur zyrtarisht në fund të muajit korrik, ka nisur të përballet me kundërshtimet e para nga prindërit ende pa nisur zyrtarisht viti i ri shkollor. Kjo nismë, e cila synonte t'u ofronte nxënësve hapësira përforcimi mësimor dhe aktivitete pas orarit zyrtar, duket se po has në një problematikë. Shkak, rezulton të jetë infrastruktura e shkollave publike, ku mungesa e hapësirave ka shtuar turnet për nxënësit që nuk zgjedhin të ndjekin programin "Pas Shkolle". Përmes një njoftimi të dërguar për prindërit, drejtoria e këtij shkollës 9-vjeçare "Hasan Prishtina" në Tiranë, ka bërë me dije se për shkak të mungesës së hapësirave, të gjithë nxënësit e klasave III, IV dhe V që nuk zgjedhin të ndjekin programin “Pas Shkolle” do...
Burimi:
zeri.ai