Pas shkarkimit nga Veliaj, Blendi Sulaj falenderon Ramën: Mbështes kandidaturën e Manastirliut

Pas shkarkimit nga Veliaj, Blendi Sulaj falenderon Ramën: Mbështes kandidaturën e Manastirliut

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ka reaguar pas largimit të tij nga detyra me vendim të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj. Në një reagim publik, Sulaj ka falënderuar bashkëpunëtorët, drejtuesit e drejtorive, shefat e sektorëve dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës për bashkëpunimin gjatë periudhës kur ai mbajti detyrën e nënkryetarit përgjegjës për kontrollin e territorit. Sulaj ka shprehur gjithashtu mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, duke veçuar punën për lirimin e hapësirave publike dhe ndërhyrjet ndaj ndërtimeve pa leje. Në vijim të reagimit, ish-nënkryetari ka deklaruar se do të angazhohet në sfidën elektorale në mbështetje të Partisë Socialiste dhe kandidaturës së Ogerta Manastirliut për Tiranën. “Me padurim dhe plot energji do të përkushtohem në sfidën elektorale në mbështetje të...