Pas protestave të dhunshme dhe sulmit ndaj saj, Kushtetuesja “blindon” sigurinë! Tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit
Gjykata Kushtetuese po merr masat për mbrojtjen nga zjarri dhe vjedhjet. Pas protestave të dhunshme në Tiranë, Kushtetuesja ka rishpallur procedurën e tenderit në vlerë mbi një milion e gjashtëqind lekë pa TVSH, me kohë për dorëzimin e aplikimeve deri në 13 nëntor për vendosjen e një sistemi alarmi kundër zjarrit. Në raportin teknik përcaktohet domosdoshmëria e pasjes së një sistemi wireless për sinjalizimin antizjarr, që garanton funksionimin pa ndërprerje edhe nëse godina mbetet pa energji elektrike. Godina e Gjykatës Kushtetuese me adresë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit specifikohet që është institucion i rëndësisë kritike ku siguria e jetës, pronës publike dhe vazhdimësia e funksioneve shtetërore nuk lejon asnjë marzh gabimi inxhinierik. Sistemi i teknologjisë wireless pa kabllo është zgjedhur sipas dokumentacionit në tender për...
Burimi:
javanews.al