Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama
Nga Andi Bushati Rjedhja e të dhënave të fundit sipas të cilave, Ergys Agasi, ka paguar me paratë e tenderave të trukuar të AKSH-it, Vlora Hysenin, nuk është historia e thjeshtë e një kryebanditi që korrupton kryespiunen e vendit. Skema e komplikuar e kalimit të 1 milionë eurove, nga kompanitë që fitonin pa garë në “kopshtin privat të kryeministrit”, për ti dërguar ato në Gjermani, tek vëllezërit e Vlorës, ka të bëjë me një filozofi të tërë qeverisjeje. Për të kuptuar atë duhet njohur pak më mirë historia e lindjes dhe zhvillimit të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, të cilën porsa e themeloi, Rama e shpalli si luftëtaren numër një kundër korrupsionit. Atëherë kryeministri, në fillesat e tij, propogandonte se po hidhte një hap...
Burimi:
sot.com.al