Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Përballë protestave me molotovë e zjarr, që përfshinë kryeqytetin në fundjavë dhe që do të vijojnë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet të ulen përballë njëra-tjetrës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Pas disa muajsh pushimi, të hënën rimblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar, i cili duket se do të nisë punën pa dakordësinë e palëve. Burime nga selia blu bënë me dije për Top Channel se agjenda e mbledhjes është imponuar nga socialistët, të cilët synojnë të plotësojnë kuadrin ligjor sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve vendore pas miratimit të ndarjes së re territoriale, që ndan vendin në 46 bashki. Në mbledhjen e së hënës, në rend dite janë parashikuar dy çështje: diskutimi i detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, në kuadër të procesit...