Pas Lubjanës, “No Carmen” nga regjisorja Zana Hoxha u prezantua edhe në Zagreb 

Pas Lubjanës, “No Carmen” nga regjisorja Zana Hoxha u prezantua edhe në Zagreb 

Më 14 maj ishte prezantuar premierë në “Slovensko mladinsko gledalisce” në Lubjanë të Sllovenisë, e shfaqja “No Carmen” me regji të Zana Hoxhës mbrëmë u prezantua edhe në Zagreb të Kroacisë, shfaqje që është mes operës, performancës, provave, fantazive, dhunës, dëshirës dhe spektaklit, shkruan KultPlus. Kjo shfaqje me dramaturgji të Urška Brodare, muzikë të Liburn Jupolli, koreografi të Lada Petrovski Ternovšek, skenografi të Dunja Zupančič, kostume të Jelena Proković e një numri të madh të profesionistëve, me role në këtë shfaqje janë prezantuar aktorët: Lina Akif, Dasa Doberske, Natasa Keser, Borsi Kos, Klemen Kovacic, Anja Novak, Marusa Oblak… Në faqen zyrtare të Teatrit Popullor të Kroacisë është thënë se shfaqja solli një interpretim bashkëkohor dhe provokues të historisë së famshme të Carmen, duke vënë në pikëpyetje...