Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në telefon me presidentin finlandez Alexander Stubb dhe kryeministrin norvegjez Jonas Gaard Store , menjëherë pasi dy udhëheqësit skandinavë patën një telefonat me presidentin rus Vladimir Putin , njoftoi zyrtarisht Kievi. Biseda u zhvillua në mënyrë që dy zyrtarët evropianë të informonin drejtpërdrejt palën ukrainase rreth rezultateve dhe përmbajtjes së dialogut të tyre me udhëheqësin e Kremlinit. Ndëkohë, Zelensky u takua me Stubb dhe Stere javën e kaluar në Oslo, si pjesë e proceseve përgatitore për rifillimin e bisedimeve të paqes. Dy udhëheqësit skandinavë e përshkruan bisedën e tyre me Putinin si “të sinqertë dhe thelbësore”, në një kontakt të rrallë diplomatik të drejtpërdrejtë midis udhëheqësve të vendeve evropiane që mbështesin Ukrainën dhe udhëheqjen ruse. Lëvizja diplomatike vjen pas një...
Burimi:
javanews.al