Pas humbjes ndaj Barcelonës, mësohet fati i Diego Simeone tek Atletico Madrid

Pas humbjes ndaj Barcelonës, mësohet fati i Diego Simeone tek Atletico Madrid

9 Nëntor 2026 20:15 Telesport Pavarësisht humbjes së fundit ndaj Barcelonës dhe luhatjeve që ka pasur këtë sezon, Diego Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madrid në qershor, kur i mbaron kontrata aktuale. Gazetari Edu Pidal në një pronocim të fundit për “Onda Cero” shprehet me bindje të plotë se “El Cholo” dhe drejtuesit e Atletico Madridit kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar edhe për dy vite të tjera, pra deri në vitin 2029. Me kontratën e re, Simeone do të jetë trajneri aktiv që ka qëndruar më gjatë në të njëjtin klub, duke qenë se ai që aktualisht renditet para tij, gjermani Frank Schmidt, do të largohet përfundimisht nga Heidenheim në fund të sezonit aktual. Vlen për t’u përmendur fakti që...