Pas Gyler, Reali kërkon kohë zgjatje për Belingam, dy ‘Niko’ në epiqendër…

Pas Gyler, Reali kërkon kohë zgjatje për Belingam, dy ‘Niko’ në epiqendër…

Serxhio Ramos: “Arda Gyler bën gjëra të pabesueshme si Lionel Mesi. Teknika e të riut është e çmendur.” Real Madrid i zgjati kontratën të mërkurën e 18 nëntorit 2026 mesfushorit turk Arda Gyler deri në vitin 2032. Futbollisti i afruar në moshën 18 vjeçare ka bindur drejtuesit e bardhë në Madrid për t’i shtuar rrugën e ndritur te klubi më i madh në glob. Sidoqoftë te Los Blancos po punohet intensivisht për të tjera ‘përforcime’. Kërkohet një portier tjetër edhe pse Tibu Kurtua pritet të rinovojë deri në 2028. Në ‘rreth’ Niko Paz, Niko Shloterbek teksa në klub janë duke punuar për të blinduar anglezin Xhud Belingam. Edhe Tçuameni ka shtuar kontratën deri në 2032. Pa shtuar këtu se Trent Aleksandër-Arnold, nuk do largimin drejt...