Pas gjashtë javësh pushime, Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen
Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet parlamentare ditën e martë, më 8 shtator 2026, në orën 17:00, duke çelur zyrtarisht Sesionin e III-të të Legjislaturës së XI-të. Përmes urdhrit nr. 51, të datës 4 shtator 2026, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur deputetët në seancën e parë plenare publike pas përmbylljes së pushimeve të verës që zgjatën gati gjashtë javë. Sipas dokumentit zyrtar, seanca plenare do të konsistojë në tri pika kryesore: -Hapja e punimeve: Çelja zyrtare e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, mbështetur në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës dhe rregulloren e parlamentit. -Miratimi i procesverbaleve: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga seanca e fundit plenare e zhvilluar më 27 korrik 2026. -Njoftimet zyrtare: Paraqitja...
Burimi:
javanews.al