Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine
Demokratët kanë shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke ‘rrëzuar’ nga detyra senatoren republikane Susan Collins, e cila kishte përfaqësuar shtetin e Maine-s në Senat për gati 30 vjet. Kandidati demokrat Troy Jackson ka mundur senatorën veterane në një garë të karakterizuar nga përplasjet e forta politike dhe polemikat gjatë fushatës. Collins, e zgjedhur për herë të parë në vitin 1996, ishte e vetmja senatore republikane që përfaqësonte një shtet që prej vitit 1992, që ka votuar vazhdimisht për kandidatët demokratë në zgjedhjet presidenciale. Gjatë karrierës së saj, 73-vjeçarja Collins kishte ndërtuar imazhin e një republikaneje të moderuar, e cila në disa raste ishte distancuar nga politikat e presidentit Donald Trump. Ajo konsiderohej një nga votat vendimtare në Senat,...
Burimi:
javanews.al