Pas Erion Braçes, edhe Fadil Nasufi me kritika ndaj hartës së re territoriale… por votën ia jep Ramës

Pas Erion Braçes, edhe Fadil Nasufi me kritika ndaj hartës së re territoriale… por votën ia jep Ramës

Pakënaqësitë për reformën territoriale po shfaqen edhe brenda Partisë Socialiste. Pas kritikave të Erion Braçes, deputeti Fadil Nasufi ka kundërshtuar bashkimin e Dimalit dhe Poliçanit me Beratin, por ka deklaruar se do ta votojë draftin. Qëndrimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar, paralajmëroi se kush voton kundër, më mirë të largohet. Pas Erion Braçes, një tjetër deputet socialist ka dalë publikisht me kritika ndaj hartës së re territoriale. Deputeti i qarkut të Beratit, Fadil Nasufi, ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si është konceptuar ndarja e re administrative, veçanërisht për bashkimin e bashkive Dimal dhe Poliçan me Beratin. Por, ndryshe nga Braçe, Nasufi ka bërë të qartë se kritikat e tij nuk do të përkthehen në...