Pas dy fitoreve në Kushtetuese, Veliaj i drejtohet Strasburgut! Avokatët e huaj: Më 10 shtator…
Avokatët e huaj të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg lidhur me arrestimin dhe qëndrimin e tij në paraburgim. Sipas burimeve, ekipi ndërkombëtar i mbrojtjes së Veliajt i ka paraqitur SPAK-ut një kërkesë për zhvillimin e një takimi të dytë me të më 10 shtator. Takimi lidhet me procedurat që po ndiqen për dërgimin e çështjes në Strasburg, pasi Veliaj duhet të firmosë dokumentacionin përkatës për ankimin. Avokatët e huaj synojnë të kundërshtojnë në Gjykatën e Strasburgut masën e arrestit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, duke e zhvendosur kështu betejën ligjore edhe në nivel ndërkombëtar. Lëvizja vjen pas dy vendimmarrjeve në favor të Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, të cilat lidhen me çështje të ngritura prej...
Burimi:
javanews.al