Pas betejës për Rodri-n, Barcelona dhe Real Madrid përplasen sërish në merkato për një tjetër kampion bote
1 Nëntor 2026 18:35 Telesport Real Madrid dhe Barcelona kanë një objektiv të përbashkët për merkaton e ardhshme. Të dy skuadrat e mëdha të La Ligës po planifikojnë të forcojnë krahun e djathtë të mbrojtjes dhe kanë piketuar, Pedro Porro-n e Tottenham. Në një intervistë të disa ditëve më parë për emisionin “El Larguero” të Cadena SER, Pedro Porro shprehu dëshirën e tij për t’u rikthyer në La Liga. Kur u pyet se cilin do të zgjidhte nëse si Real Madridi ashtu edhe Barcelona do t’i ofronin një kontratë, ai u përgjigj: “Dua të kthehem në La Liga, kaq kam për të thënë”. Porro është nën kontratë deri në vitin 2031 me Tottenham dhe vlera e tij në treg llogaritet mbi 50 milionë euro. Pas...
Burimi:
telesport.al