Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Zvicra ka hequr nga lista e sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, oligarkun ruso-uzbek Alisher Usmanov, 73 vjeç, duke ndjekur kështu vendimin e Bashkimit Evropian. Sipas një dokumenti të publikuar më 4 nëntor 2026 nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës dhe siguruar nga gazeta italiane “Corriere della Sera”, emri i Usmanov është fshirë nga lista e personave të sanksionuar. Usmanov, i cili drejton grupin USM, zotëronte interesa të rëndësishme në industrinë e çelikut, miniera, bakër, çimento, telekomunikacion dhe sektorin dixhital. Kur u vendosën sanksionet në vitin 2022, ai u cilësua si një nga biznesmenët më me ndikim dhe më të afërt me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas arsyetimit të atëhershëm, kompanitë e tij siguronin të ardhura të konsiderueshme për shtetin...