Pas arritjes së armëpushimit në qytetin ukrainas, banorët tregojnë momentet e vështira: Hëngrëm bar për të mbijetuar
Një armëpushim i përkohshëm ka hyrë në fuqi në qytetin e Oleshky, në Harkiv të Ukrainës, rajon ky që ndodhet nën pushtimin rus. Marrëveshja synon të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve, të cilët prej kohësh përballen me mungesë ushqimi, uji dhe energjie elektrike. Sipas autoriteteve ukrainase dhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes, armëpushimi po respektohet. Operacioni humanitar pritet të përfshijë dërgimin e furnizimeve jetike dhe pastrimin e rrugëve nga minat, për të krijuar kushte më të sigurta për largimin e banorëve. Situata në Oleshky është përkeqësuar ndjeshëm. Për shkak të mungesës së ushqimit, një pjesë e banorëve ishin detyruar të gatuanin barishte për të mbijetuar. Prej tre vitesh, qyteti nuk kishte energji elektrike, gaz apo ujë , ndërsa dyqanet janë të mbyllura...
Burimi:
ntv.al