Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të zhvillojë sot, në orën 08:30, një mbledhje në Pallatin e Brigadave, me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj. Takimi vjen pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila akuzohet se i ka dhënë informacione sekrete Ergys Agasit gjatë arratisjes së tij. Në qendër të mbledhjes pritet të jenë çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare, mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe masat që duhet të merren për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore. Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga drejtuesit e 13 institucioneve dhe drejtohet nga Presidenti i Republikës. Në takim do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u kthye një ditë më parë në Shqipëri pas vizitës së tij në SHBA. Pas vendosjes së masës ndaj...
Burimi:
javanews.al