Pas 72 orësh në qeli, lirohen protestuesit/ Aktivistët njëzëri: Protesta nuk do të ndalet

Pas 72 orësh në qeli, lirohen protestuesit/ Aktivistët njëzëri: Protesta nuk do të ndalet

Aktivisti Arben Kola është liruar pas 72 orësh qëndrimi në qeli dhe menjëherë pas daljes ka deklaruar se protestat kundër qeverisë do të vijojnë. Në një komunikim për News24, Kola e ka interpretuar vendimin e gjykatës për lirimin e tij si tregues se arrestimi i tij ka qenë i paligjshëm. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se po përballet me protestuesit përmes dhunës, ndërsa theksoi se reagimi i tyre do të jetë paqësor. “Gjykata e dha verdiktin e saj, arrestimi ishte i paligjshëm. Ramoviçi ka vendosur të përballet me dhunë, ne i përgjigjemi me paqe”, deklaroi Kola, duke shtuar se protesta e tij synon rrëzimin e qeverisë, të cilën ai e akuzon për korrupsion dhe keqqeverisje. Edhe aktivisti Edison Lika deklaroi se arrestimet nuk do të ndalin...