PAS 25 VITEVE BURG, MESAZHI I JAKUP KRASNIQIT NGA HAGA: S’i kam bërë keq askujt
Një ditë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që e dënuan me 25 vite burg, Jakup Krasniqi ka përcjellë një mesazh për familjen e tij, ndërsa mbrojtja përgatitet për betejën në Apel. Bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, ka treguar se pas shpalljes së vendimit ka komunikuar me Krasniqin, i cili, sipas saj, është shprehur i qetë dhe ka mohuar veprat për të cilat është shpallur fajtor. “S’ka njeri në botë që i kam bërë keq. S’dua t’i bëj keq as vetes”, ka qenë mesazhi i përcjellë prej tij familjes. Krasniqi ka kundërshtuar gjithashtu ashpër vendimin, duke pretenduar se procesi është ndikuar nga pretendimet e palës serbe. Ky është qëndrimi i tij personal pas aktgjykimit dhe jo një konstatim i gjykatës. Sevdije Krasniqi bëri...
Burimi:
ntv.al