Partizani dhe Tirana për të shpëtuar pankinën, vëzhgimi i derbit në barazi perfekte që nga viti 2001
Kush e dominon kryeqytetin? Në statistikat afatgjata, dihet që Partizani dominon qytetin, por nga ardhja e të kuqve në Superiore dhe rënia e ringritja e bardhebluve shumë ujëra kanë rrjedhur. Tirana dhe Partizani përballen sërish me një histori që nuk njeh dominues. Pas 74 përballjeve të regjistruara në statistikat e derbit, dy skuadrat kryeqytetase janë në barazi të plotë. Nga 25 fitore secila, ndërsa 24 ndeshje janë mbyllur në barazim. Është një bilanc që tregon më së miri peshën dhe rivalitetin e këtij derbi. Asnjëra prej skuadrave nuk ka mundur të shkëputet në historinë e përballjeve direkte. Në përqindje, Tirana dhe Partizani kanë nga 33.8% fitore, ndërsa barazimet përbëjnë 32.4% të të gjitha ndeshjeve. PARTIZANI KISHTE AVANTAZHIN – Në vitet e fundit, rivaliteti ka qenë...
Burimi:
gijotina.com