Partitë në Kosovë ende pa një marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit!

Partitë në Kosovë ende pa një marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit!

Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhshëm të Kosovës, pavarësisht se një afat kushtetues për zgjedhjen e presidentin mbaron kah fundi i javës së ardhshme. Në një aktgjykim të 23 shtatorit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqaroi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, nga dita kur u konstituua Kuvendi, dhe përfundon më 6 tetor. Për këtë çështje kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza bisedoi të dielën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Hamza u tha të hënën gazetarëve se në atë takim ku u shtjelluan edhe tema tjera të situatës politike, biseduan për çështjen e presidentit pa folur rreth emrave konkretë për këtë pozitë. Ai tha...