Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Më 14 nëntor, Partia Socialiste do të mbajë punimet e Asamblesë Kombëtare. Lajmi konfirmohet nga burime brenda Partisë Socialiste, për gazetaren e TV Klan, Elja Zotka. Aktualisht, nuk dihen detaje mbi diskutimet që pritet të zhvillohen gjatë punimeve të Asamblesë. Megjithatë, Partia Socialiste në asambletë e mëparshme ka bërë ndryshime në strukturat e saj, por kësaj herë kjo lëvizje e mundshme mbetet për t’u zbuluar në mes të nëntorit. Mbledhja e Asamblesë Kombëtarë të Partisë Socialiste vjen në një kohë kur Shqipëria ka përjetuar një valë protestash nga qytetarët dhe studentë, të cilët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Ram dhe krijimin e një qeverie teknike. Po ashtu, ka patur dhe zhvillime të tjera në sferën politike të vendit. Kreut i Shtetit, Bajram Begaj, ka...