Partia e Trump voton në Shqipëri/ Lind ‘Turning Point Albania’, Edi Rama në shenjestër
Një emër i lidhur ngushtë me lëvizjen MAGA në Shtetet e Bashkuara shfaqet edhe në skenën politike shqiptare. “Turning Point Albania” është një faqe në rrjetet sociale që promovon mesazhe të së djathtës amerikane, flet për meritokraci dhe liri individuale, ndërsa sulmon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama. Faqja huazon emrin e organizatës amerikane “Turning Point”, të lidhur me lëvizjen MAGA dhe të drejtuar nga Charlie Kirk. Administratorët e saj e paraqesin nismën si një organizatë jofitimprurëse dhe deklarojnë se synojnë promovimin e meritokracisë dhe lirisë individuale në Shqipëri. Por përtej përshkrimit formal, është gjuha politike ajo që ngre pikëpyetjet. Në një prej postimeve sulmohet marksizmi dhe vihet përballë tij ideja e lirisë individuale dhe meritokracisë. Mesazhi shoqërohet me një video të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco...
Burimi:
ntv.al