Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre
Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre Nga Andi Bushati Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi Edi Rama gjatë prezantimit të projekt buxhetit të ri shpalli një sërë masash propagandistike për një taksim më të rëndë ndaj të pasurve duke iu bashkëngjitur një ere që po fryn në mbarë demokracitë e planetit, sipas të cilës ata që kanë më shumë duhet të paguajnë më shumë. Fillimisht, si një...
Burimi:
sot.com.al