“Parlamenti i krimit”, Berisha: Ky sistem duhet të marrë fund! Opozita, zëri i kërkesave të studentëve
Deputetët e opozitës vendosën të jenë sot zëri i kërkesave të protestës së studentëve, vullnetit të studentëve dhe gjimnazistëve, dhe interpretë të interesave të tyre. Këtë deklaroi për mediat Sali Berisha pas daljes nga parlamenti, të cilin e cilësoi parlament të krimit. Sipas tij ky sistem duhet të marrë fund një minutë e më parë. “Ky është parlamenti i krimit dhe ky sistem duhet të marrë fund një minutë e më parë. Të gjithë ata që aludojnë për gjoja demokraci në Shqipëri, harrojnë se Shqipëria është narkoshteti më i konsoliduar në Europë dhe në botë. Fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s, fakti që Shqipëria është në negociata për integrim në Bashkimin Europian, në vlerësimin dhe mendimin tim, e bën disa herë më të rëndë...
Burimi:
javanews.al