Parku Rinia nën hijen e kullës, kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës
Parku Rinia nën hijen e kullës, kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës Sipas urbanistëve dhe arkitektëve, projekti për një kullë 78 metra të lartë në Parkun Rinia, jo vetëm tjetërson një nga hapësirat e fundit të gjelbra në qendër të Tiranës, por cenon dhe kujtesën historike e sociale të kryeqytetit. Një masë e bardhë betoni, me forma të lakuara dhe e mbështetur mbi një varg kolonash, qëndron pezull si një re gjigante mbi Parkun Rinia. Kjo është pamja që ofrojnë vizualizimet e projektit për një kullë të re 78 metra të lartë, të hartuar nga studioja daneze Bjarke Ingels Group, BIG, e shpallur të enjten fituese e një konkursi ndërkombëtar për zhvillimin e truallit ku ndodhet kompleksi “Tajvani”. Kryeministri Edi Rama e prezantoi projektin si...
Burimi:
sot.com.al