Parkimet nëntokësore rikthejnë fantazmën e rrafshimit të arkeologjisë në Durrës
Më 9 prill 2026, kryeministri Edi Rama ishte në Durrës, ku inspektoi punimet në shëtitoren “Taulantia”, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako dhe drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Gjatë vizitës, Rama u shfaq duke shqyrtuar edhe materialet e projekt-ideve për tre parkime nëntokësore në qytet, të parashikuara në shëtitoren “Taulantia”, pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve dhe në sheshparkimin e autobusëve te Stacioni i Trenit. Projekt-idetë u prezantuan gjatë inspektimit të punimeve në pjesën fundore të shëtitores “Taulantia”, por dokumentet e siguruara nga Amfora tregojnë se propozimet shkojnë përtej një prezantimi publik. Për parkimet janë hartuar termat e referencës, ndërsa projekti pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve ka avancuar në procesin e prokurimit të projektit teknik nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në thelb, projektet...
Burimi:
sot.com.al