Parkim nëntokësor te sheshi “Nënë Tereza”: Tenderi 21 mln euro, 170 vende e muze arkeologjik
Me një fond limit prej 20.8 mld lekë apo rreth 21 mln euro, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për transformimin e sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, një projekt që parashikon ndërhyrje tërësore në një prej hapësirave kryesore publike të kryeqytetit. Projekti parashikon rikthimin e sipërfaqes së sheshit në një hapësirë të dedikuar kryesisht për këmbësorët, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e funksioneve të reja do të zhvillohen nën tokë. Sipas relacionit teknik, ndërhyrja përfshin një parkim nëntokësor, muze arkeologjik, Kapelën e Nënë Terezës, hapësira shërbimi dhe një shesh publik. Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me qarkullimin. Trafiku që aktualisht kalon në sipërfaqen e sheshit parashikohet të zhvendoset në nivelin e dytë nëntokësor. Aksesi do të realizohet përmes 3 rampave me nga...
Burimi:
javanews.al